Hoxha: Nga BESA u largova sepse u grumbullan njerëz pa ide, pa kauzë dhe pa platformë

–Kemi thënë se jemi duke legjitimuar forca politike të cilat nuk kanë peshë politike në elektorat, këtë e tha mes tjerash Arjanit Hoxha në “Summer Click” në TV21 në lidhje me pakënaqësitë që bën që ai të largohet nga Lëvizja Besa. Hoxha një nga arsyet e largimit nga Besa ishte sepse po grumbulloheshin grupe politike, që siç tha ai, nuk kanë kauzë, ide dhe platformë.

Marketing

“Për fat të keq, momenti kur ndodhi ajo afërsia, apo nënshkrimi i një deklarate bashkë me partinë Alternativa, filluan menjëherë të zbehen pritshmërit e njerëzve që donin të kyçeshin në Lëvizjen Besa. Grupi i Zjarrit! Grupi i Zjarrit nuk kanë pasur një ide të qartë që në fillim se çka duan në esencë dhe çka adresojnë para publikut. Ndodhi që prej atij grupimi politik apo fraksioni, në fund shkëputet vetëm një nga eksponentët dhe paralajmëron subjekt të ri politik”, tha mes tjerash Hoxha.

Marketing