Vendimi i qeverisë për të ngrirë çmimet e disa produkteve bazë pengon zhvillimin dhe funksionimin e biznesit në vend, vlerëson kryetari i OEMVP-së, Nebi Hoxha. Thotë se e mirëkupton gjendjen e vështirë ekonomike me të cilën përballen qytetarët në këtë kohë, por Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore mbetet në qëndrimin se kufizimi i çmimeve e vë në shprehje ekzistimin e shumë bizneseve të cilat mund të detyrohen të punojnë me humbje.
“Për bizneset kjo është një çështje që e pengon zhvillim dhe funksionimin e bizneseve në aspektin e qarkullimit dhe fitimit të tyre dhe ekzistencës së tyre dhe ne si odë jemi me qëndrim që çmimet të jenë fleksibile, sepse edhe ne kemi një mirëkuptim ndaj qytetarëve duke pasur parasysh se çështja ekonomike e vendit dhe zhvillimi janë të rëndësishëm, mirëpo për ne është me rëndësi që këto çmime të jenë në një masë të duhur për shkak se nga ana tjetër jemi të ballafaquar me kostot e produkteve tona dhe që do të thotë se në një formë jemi të detyruara të lëvizim çmimet.”,- tha kryetari i OEMVP-së, Nebi Hoxha.