Qeveria e maqedonisë dhe Kosovës së shpoejti do të nënshkruajnë marrëveshje për njohjen reciproke të patent shoferit.
“Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e djeshme shqyrtoi dhe miratoi raportin mbi negociatat dhe tekstin e harmonizuar të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për njohjen reciproke të patent shoferit nga të dy vendet.
Është një marrëveshje që pritet të nënshkruhet shumë shpejt dhe pas nënshkrimit e njëjta do të hy në fuqi.
Gjithashtu qeveria autorizoi ministrin e brendshëm Oliver Spasovski të nënshkruaj marrëveshjen ”, theksoi në press konferencë zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë Muhamet Hoxha.
Sipas tij, kjo marrëveshje dëshmon bashkëpunimin e mirë në mes Maqedonisë dhe Kosovës.
I pyetur se ku do të mbahet seanca e përbashkët me Qeverinë e Kosovës, zëdhënësi Hoxha potencoi se bëhen përgatitijet dhe pritet që të caktohet data që do të jetë e kapshme për të dy palët