Hoxha: Opozita u dëshmoi shqiptarëve se për interesa shkelin mbi gjithçka

Sekretari gjeneral i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka thumbuar kreun e ASH-së, Ziadin Sela, pas takimit të realizuar sot me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski. Ai ka shkruar se Sela për interesa partiake është në gjendje të shkelë mbi gjithçka.

Marketing

“Në emër të 27 Prillit fituan mandatet e deputetëve, ndërsa sot, më 6 Nëntor u dëshmuan shqiptarëve se për interesa partiake janë të gatshëm të shkelin mbi gjithçka, përfshirë edhe mbi ngjarjet e 27 Prillit. Fenomeni i ndërtuar mbi hipokrizi që do vazhdojë edhe gjatë – Opozitë e përjetshme!”, ka shkruar, Sekretari gjenerali i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha.

Sot dy blloqet opozitare në Maqedoninë e Veriut, VMRO-DPMNE-ja e Hristijan Mickoskit dhe Aleanca për Shqiptarët (ASH) e Ziadin Selës, në konferencën e sotme të partive të djathta djathta e mbajtur në Shkup, në organizim të Fondacioni “Konrad Adenauer”janë shprehur të gatshëm për të bashkëpunuar.

Marketing