Hoxha: Paguhen 255.9 milion denarë subvencione për qumështin dhe për lopë mbarështuese femërore

Minstri i bujqësisë Arijanit Hoxha bën të ditur se sot, në llogaritë e 7,347 subjekteve janë paguar gjithsej 255.9 milionë denarë për subvencione. Bëhet fjalë për pagesën e fermerëve që prodhojnë qumësht delesh, dhie dhe lope. Fermerët që prodhojnë qumësht lope marrin mbështetje financiare prej 3.5 denarë për litër, ndërsa për të gjithë ata që prodhojnë qumësht dhie dhe dele, mbështetja financiare për litër qumësht të dhënë, është 4.5 denarë për litër.
Me këtë pagesë janë paguar edhe subvencionet për fermerët që mbarështojnë lopë mbarështimi femra. Mbështetja financiare për këtë masë është 1.000 denarë për lopë mbarështuese femërore dhe 1.100 denarë për lopë mbarështuese femërore për fermat bujqësore që kanë nga 6 deri në 50 lopë mbarështuese femërore në fermë.
Deri më tani, janë paguar subvencione për vreshtarinë, frutikulturën, blegtorinë, bujqësinë, duhanin, bletarinë, fermat e vogla bujqësore, fermerët individualë dhe masat të tjera.
Me pagesën e sotme, përmbushen rreth 84% e fondeve të siguruara në kuadër të Programit për mbështetje financiare në bujqësi.

Marketing