Hoxha për koalicionin ASH-VMRO: Dikur i kanë quajtur vrasës ndërsa sot vëllezër

Sekretari general i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha në një dalje para mediave sot, në pyetje të gazetarëve u është përgjigjur edhe për koalicionin ASH-VMRO. Hoxha ka deklaruar se koalicionet ndërtohen në bazë të parimeve dhe principeve, ashtu siç ka funksionuar Lëvizja Besa dhe ne kemi vlerësuar se kjo është mënyra më e mire për të funskionuar.
Më tej ai ka thënë se nuk ka përplasje brenda qeverisë, por sipas Hoxhës opozita mundohet të mbulon koalicionin e saj me VMRO-në.

Marketing

“Eshte dëshirë e partive opozitare për të mbuluar koalicionet e pa natyrshme që dikur i kanë quajtuar vrasës ndërsa sot i kanë vllezër në koalicion, ndërsa ne si parti në mënyrë komode vazhdojmë punën tonë në qeveri”, ka deklaruar Hoxha.

Në fund, Hoxha ka përsëritur qëndrimin se Besa do të del e vetme në zgjedhje dhe se koalicionet i vendos sovrani.