Hoxha për opozitën: Zot fali se s’dinë çfarë bëjnë!

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha ka reaguar ndaj, siç i quan ai, shpifjeve të portaleve të “opozitës së rrejshme”, për lajmin e publikuar që pretendon se ministri Hoxha ka shpenzuar 50.000 euro për telefon dhe internet.

Marketing

Ja reagimi i plotë i ministrit Hoxha:

Edhe një shpifje e rradhës nga p(a)atalet e “opozitës së rrejshme”!
Jo vetëm që personalisht kam shpenzuar 0 (zero) denarë për telefon, por si ministër ende përdor numrin privat dhe gjitha shërbimet zyrtare që kryej me telefon përfshirë këtu edhe internetin edhe përdorimin e tij jashtë shtetit i bëj në llogarinë time private.
E vetmja gjë që kam të them për opozitën dhe telallët e tyre në prag të iftarit është kjo:
O Allah fali se nuk dinë çka bëjnë!