Hoxha: Qeveria do të ketë fushatë informative për referendumin

Fushata e referendumit për Marrëveshjen me Greqinë do të jetë informative, por nga Qeveria ende nuk kanë informacion se sa do të kushtojë reklamimi.

Marketing

Zëdhënësi i Qeverisë Muhamet Hoxha në pres konferencën e sotme tha se Qeveria në seancën e djeshme ka sjell vendim për zbatimin e fushatës së referendumit dhe ka angazhuar gjitha ministritë dhe institucionet shtetërore në afat prej tre ditësh të dorëzojnë informatë deri te Ministria e Financave rreth mjeteve që mund të ndahen.

“Fushata do të jetë informative. Me të do të informojmë qytetarët se referendum i suksesshëm nënkupton hapjen e rrugës së vendit për anëtarësim në BE dhe NATO, do të prezantohet marrëveshja për emrin me Greqinë dhe përfitimet prej saj. Çdo ministri dhe institucion nga buxheti i saj do të duhet të tregojë se sa para mund të orientohen për fushatën e referendumit. Konsiderojmë se referendumi është shumë i rëndësishëm për vendin dhe gjitha mjetet që do të shfrytëzohen për zbatimin e fushatës do të bëhet publike”, ka thënë Hoxha.

Marketing