Ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujrave Arijanit Hoxha njofton se dhe Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, sot shpalli dy thirrje publike, të destinuara për mbështje financiare në blektori.
Fondet janë siguruar nga Programi për mbështetjen financiare të zhvillimit rural për vitin 2021, i cili është i destinuar për prodhimin blegtoral, në të njëjtën kohe do të jetë edhe motiv shtesë që fermerët të rinovojnë kopetë e tyre duke u furnizuar apo blerë bagëti me pedigre (prejardhje) të lartë, dele dhe dhi me potencial të lartë gjenetik, si dhe për të mbështetur barinjtë përmes subvencionimit të pagave, por edhe për të përmirësuar kushtet e kullotave.
Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave për Thirrjen Publike Nr. 04/2021 është deri më datë 04.07.2021, kurse për Thirrjen Publike Nr. 05/2021 deri më 05.07.2021.
U bëj thirrje fermerëve që të aplikojnë dhe të shfrytëzojnë përfitimet e ofruara në të dy Thirrjet Publike.
Më shumë informacione në lidhjen vijuese:
http://www.ipardpa.gov.mk/Root/mak/default_mak.asp