Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha në tubimin promovues të kreut të kësaj partie, Bilall Kasami si kandidat për kryetar të komunës së Tetovës theksoi se fitorja do të jetë e tyre në komunën e Tetovës përballë të gjitha forcave të tjera politike.
“Nuk ka qenë e lehtë të organizohemi, kur je pjesë e pushtetit. Kemi pritur të dyfishohemi, jemi pesëfishiuar. Punët tona njihen nga gjithe qytetarët.
Një falenderim ndaj sekretarit Adnan Azizi.
Nuk ka force qe mund ti beje presion, nuk ka qender te majte e te djathte,te tokes e te nentokes qe mund ta gjunjezoje ate. Nuk i ka marre meritat asnjehere, kur ka qene me rende, i ka marre pergjegjesite. Per Bilall Kasamin, hyrja ne gare Me Ka Krejt, eshte me e rendesishme se pushteti” ,theksoi Hoxha.
Sipas tij, Tetova 4 vitet e ardhshme, me BESE nga Kasami, do te menaxhohet.
“BDI nuk e ka nga qejfi kandidaturen e Arifit, por nga zori. Eshte si ajo puna e hajdutit, qe e zuna por sme leshon. Me fitoren tone do i ndihmojme, qe edhe ajo te reformohet. Kemi disa parti qe kinse jane opozitare, ata nuk e meritojne as forcen as mbeshtetjen nga Tetova. Ata mundeshin t’a faktorizojne Tetoven, por nuk e bene prandaj edhe sot mundohen te gjejne kandidate por nuk kane asnje qe mund ta fitoje Tetoven.
Ne Tetove presim me çdo kusht dhe me çdo çmim, qe ta fitojmë Tetovën. BDI dhe Aleanca ditet e fundit, po luftojnë se kush eshte me e afert me VMRO-në. Me VMRO-në nuk fitohet Tetova.”. Na leni komunat, merrni mandatet”, ka deklaruar sekretari gjeneral dhe shefi i shtabit, të BESËS, Arjanit Hoxha. /Tetovaexpress