Hoxha viziton Dibrën: Do të rikonstruojmë Stacionin e Pompave për Vaditjen e tokave

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha ka vizituar qytetin e Dibrës, një qytet me shumë pasuri natyrore dhe potencial për zhvillim të bujqësisë informon Tetovasot. Ai me këtë rast deklaroi se me banorët e Dibrës, vizituam Stacionin e Pompave për Vaditje, që është ndërtuar në vitet e 70-ta.
“Për momentin, është jashtë funksionit, sepse gjatë qeverisjeve të kaluara ajo u shkatërrua tërësisht. Ky Stacion ka shërbyer për ujitjen e mijëra hektarëve tokë bujqësore në Dibër” deklaroi Hoxha.

Marketing

Ai u shpreh se ne si MBPEU përsëri do ta rikthejmë në funksion të banorëve. Për rikonstruimin e këtij Stacioni janë paraparë mjetet rreth 1.1 milion euro.
Jemi të obliguar të krijojmë kushte sa më të mira për bujqësinë në vendin tonë deklaroi Arjanit Hoxha.

Marketing