Imami i mirënjohur nga Shkupi, Zekirja Bajrami vjen me një porosi për të gjithë ata persona që ndryshojnë profilet e tyre me shenjën e zisë.
Ai u bën thirrje të rinjve që mos e vendosin atë, por t’i luten Allahut për viktimat dhe se familjarëve t’u jep durim.
“Vëllezër dhe motra të nderuara, ju kisha lutur për hir të Allahut, që me rastin e vdekjes së dikuj nga mesi i Muslimanëve, e sidomos, për ata që ndërruan jetë dje ne aksident, të mos vendosni në postimet e juaje shenjën(kurdelin) e zisë.
Por, luteni Allahut, për ata që ndërruan jetë Allahu t’i mëshiron, të lënduarit t’i shëron, dhe familjarëve t’ju jep durim dhe në Xhennet me ata t’i bashkon”, shkruan Bajrami.