Hoxhaj në superformë, gjen sërish golin në kampionatin kroat

Arbër Hoxhaj vijon të konfirmohet në formë të shkëlqyer edhe te Dinamo e Zagrebit, pas një Europiani mjaft pozitiv me kombëtaren shqiptare.

Marketing

Kështu pasi shënoi në ndeshjen e parë të kampionatit kroat, sulmuesi anësor gjeti sërish golin edhe në javën e dytë, në transfertën ndaj Osijekut.

Hoxhaj mori një pasim të mirë në hyrje të zonës dhe pasi kontrolloi topin, e shtyu në rrjetë me një ftohtësi prej bomberi, duke rikthyer baraspeshën e rezultatit./ Super Sport

Marketing