Hoxhaj: Vuçiq ka dërguar mercenarë serbë në Bjellorusi, BE duhet të jetë e kujdesshme ndaj lojërave të ndyta të tij

Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, ka thënë se Bashkimi Europian duhet të ketë kujdes nga lojërat që Serbia po i bën. Këtë koment ai e dha duke publikuar një fotografi të ushtarëve serbë në Bjellorusi.

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj, i cili mandatin e kaluar ishte zëvendëskryeministër, ka publikuar një fotografi në rrjetin social Twitter, ku shihen forca të ushtrisë serbe në Bjellorusi, atje ku po mbahen protestat kundër presidentit bjellorus, Aleksandr Lukshenko.

Marketing

Hoxhaj,ka thënë se përmes këtyre fotografive, shihet përkrahja e Aleksandar Vuciciti ndaj regjimit autoritar në Bjellorusi.

Tutje, ka shtuar se është shqetësuese prania e mercenarëve dhe ushtarëve serbë atje.

“Fotografitë nga Frank Vicocoroka tregojnë përkrahjen ndaj regjimit autoritar të Lukashenkos në Bjellorusi nga Aleksandar Vucic. Mercenarët serbë dhe prania ushtarake në Bjellorusi janë shqetësuese. Shërbimi i jashtëm Evropian dhe Josep Borrell, duhet të jenë të kujdesshëm ndaj lojërave të ndyta të Serbisë”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.