Hoxha:Komiteti për NATO vijon punën

Zëdhënësi i Qeverisë Muhamet Hoxha theksoi se për momentin janë të fokusuar dhe po punojnë në sigurimin e 2/3 së votave me qëllim të implementimit të marrëveshjes me Greqinë.

Marketing

Komiteti është i formuar me vendim të Qeverisë së Maqedonisë dhe i njëjti funksionon në koordinim të zbatimit të reformave të cilat janë të nevojshme për anëtarësim ndaj vendit në strukturat euroatlantike, përkatësisht në NATO.

Komiteti vazhdon së funksionuari për arsye se ne shpresojmë dhe besojmë se do të arrihet marrëveshje pas një referendumi të suksesshëm ku mbi 600 mijë qytetarë të cilët votuan për referendumin, për anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe në NATO.

Besojmë se edhe në parlamentin e Republikës së Maqedonisë do të ratifikohet kjo marrëveshje dhe do të fillojnë procedurat e mëtutjeshme për anëtarësimin e vendit në NATO”- u shpreh Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë.

Nga fundi i muajit gusht, Qeveria zbardhi hapat që duhet t’i ndërmarrë vendi në rrugëtimin drejt anëtarësimit të plotë në NATO. Kjo në bazë të dokumentit të dorëzuar Qeverisë nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, ku përfshihen të gjitha obligimet dhe reformat që duhet të ndërmarrin institucionet në mënyrë që procesi i aderimit të finalizohet në mënyrë të suksesshme.

Maqedonia duhet të deklarojë përkushtim dhe gatishmëri se do t’i përmbush standardet politike të NATO-s, çështjet e mbrojtjes dhe ushtrisë, se do të ndajë mjete për zbatimin e të gjitha obligimeve, se do të marrë pjesë në strukturat e Aleancës dhe se do të ndërmarrë një sërë reformash:

Marketing