Hoxhollarët nuk ia varrosën nënën pa pare, i varfëri detyrohet ta shes viçin
Sabri Beqiri nga Akrshtica e Vushtrrisë jeton në varfëri të skajshme.
Dy ditë më parë atij i vdiq nëna, ndërsa Bashkësia Islame në Vushtrri e detyroi të paguajë për antarësi shumën prej 417 eurove.
Kryefamiljari u detyrua të shes viçin në mënyrë që nëna e tij të varrosej sipas ritit islam, ani pse klerikët fetarë kanë thënë se këto raste janë të lira nga pagesa.