Hoxhë Mazllami “bëhet pishman” për fyerjet ndaj flamurit kombëtar

Hoxha Mazllam Mazllami ka reaguar përmes një postimi në Facebook, pasi në internet qarkulloi një video ku ai e quante arnë dhe leckë flamurin kombëtar.

Marketing

Mazllami ka publikuar videon e plotë të realizuar më 27 Nëntor të vitit 2022, duke thënë se videoja e shkurtër që qarkulloi “është shkëputur qëllimshëm nga disa dashakeqës”.

“Të nderuar vëllezër dhe motra: Video e cila është duke qarkulluar në disa portale nuk është e plotë, është shkëputur qëllimshëm nga disa dashakeqës. Kjo është deklarata e plotë e imja rreth qëndrimit tim për flamurin kombëtar. Patriotizmi (Flamuri kombëtar) – dashuria ndaj atdheut”, shkroi Mazllami. Reporteri.net