Hoxhë Shefqet Krasniqi padi ndaj publicistit Pllana, kjo është arsyeja

Hoxhë Shefqet Krasniqi ka paditur Nysret Pllanën për shpifje, pasi që ky i fundit deklaroi se Krasniqi po i dërgon të rinjtë për të luftuar në Siri.

Marketing

Krasniqi ka paditur Pllanën për shpifje duke thënë se i është cenuar personaliteti moral, shpirtëror e familjar.

Krasniqi ka thënë se akuza ndaj tij përmban terme të rënda.                       https://youtu.be/InfkNWw56Gs

“Shpifja në emër të lirisë së shprehjes që cenon rëndë dinjitetin moral dhe veprimtarinë intelektuale të personit tjetër, nuk përbën liri të shprehjes , ngase kufiri i lirisë së shprehjes dhe shpifjes qëndron në dëmtimin e reputacionit të personit tjetër. Në këtë rast, reputacioni i të paditurit është atakuar rënë, pasi që akuza apo shpifja përmban terme dhe pohime të rënda, si “ me ato ligjëratat famëkeqe të Shefqet Krasniqit, tu i qu djemtë tu i vra atje, e duke ju ardhur gratë e tyre pastaj me 4-5 fëmijë, që një Zot e din me kon i kanë”, thuhet në padi.

Ndryshe, me datë 01.06.2024 në emisionin “Kojshia Shoë” në kanalin e Yotube, Nysret Pllana akuzoi hoxhën Shefqet Krasniqi se “ ligjëratat e imamit Shefqet Krasniqi i kanë dërguar djemtë shqiptarë të Kosovës për të luftuar në Siri”.