HP prezantoi laptopë pjesërisht prej druri

Pas një eksperimenti të suksesshëm me lëkurën, HP ka vendosur që laptopët e përbërë prej materialeve natyrale ti dërgojë në një nivel tjetër me seritë Envy Wood.

Marketing

Laptopët e rinjë Envy 13, Envy 17, Envy x360 dhe Envy x360 15-inç përbëhen pjesërisht prej druri. Në fakt ata nuk janë prodhuar nga artizanë por vinë me një lloj druri prodhuar posaçërisht për këtë qëllim.

HP thotë se modelet e drurit ndryshojnë mes laptopëve. Mëposhtë gjeni disa foto të tyre.

Duke lënë druri mënjanë, janë pothuajse ata laptopë të ngjashëm me paraardhësit prej metali. HP përmend vetëm disa detaje si procesorë Intel Core dhe gjeneratën e dytë të Ryzen me grafika Vega.

Linja Envy Wood do të dalë në shitje në Vjeshtë, atëherë kur gjethet fillojnë të binë. Çmimi do të bëhet i ditur pranë debutimit. /PCWorld Albanian

Marketing