Huawei Mate X doli në shitje në Kinë në nëntor të vitit 2019.
Dhe sipas statistikave të fundit kjo kompani ka bërë shitje të mëdha, ku për vetëm një muaj janë shitur 100,000 telefon.
Deri më tani janë bërë dy muaj që kur ka dalur në treg ky telefon, dhe kjo do të thotë që deri më tani janë shitur më shumë 200.000 telefon të këtij modeli.
Mate X ka dalë në shitje në Kinë me çmim prej 2.400 dollarëve, kjo do të thotë se është më i shtrenjtë se Galaxy Fold nga Samsung.
Ky telefon ishte paraparë të dilte më herët në treg mirëpo u vonua për shkak që kompania njoftoi se po punonin në përmirësimin e ekranit.