Hudhra është përdorur për mijëra vjet si një kurë natyrale për të luftuar infeksionet dhe për të forcuar shëndetin.
Përmbajtja e saj e lartë në alicinë, përbërës aktiv ky me veti antibakteriale, antivirale dhe antifungale, e bën hudhrën aleatin e fuqishëm të sistemit imunitar.
Konsumi i rregullt i hudhrës – qoftë e freskët, në gatime, apo në formë suplementi – mund të ndihmojë në parandalimin e ftohjeve, gripit dhe infeksioneve të tjera. Për më tepër, hudhra ndihmon në uljen e tensionit të gjakut dhe përmirëson shëndetin e zemrës.
Përfshini hudhrën në dietën tuaj ditore për mbrojtje natyrale dhe të fuqishme ndaj sëmundjeve.
Ekspertët rekomandojnë konsumimin e hudhrës së freskët për të përfituar maksimalisht nga vlerat e saj.
Për të ruajtur vetitë shëruese, është më mirë që hudhra të shtohet në fund të gatimit ose të konsumohet e papërpunuar.
Kujdes gjithsesi me sasinë, pasi në disa raste mund të shkaktojë irritim në stomak te personat më të ndjeshëm.