Hulumtim, mangësi gjatë zgjedhjes së udhëheqësve publik

Ligjet me të cilat zgjidhen organet udhëheqëse të ndërmarrjeve publike dhe shtetërore por edhe të trupave rregullator nuk kërkojnë dhe as ofrojnë kritere me të cilat do të garantohet zgjidhje e personave kualitativ të cilët do të jenë drejtorë ose anëtarë të bordeve udhëheqëse dhe mbikëqyrëse.

Marketing

Këtë e konstaton Instituti për demoraci, pas analizës juridike të publikuar sot. Misha Popoviq thotë po ashtu se në këto ligje po ashtu nuk parashikohet procedura për shkarkimin të anëtarëve të organeve udhëheqës nëse ata shfaqin rezultate të dobëta në punë.

“Ajo që është konstatuar tek ndërmarrjet publike është se nuk ekzistojnë kritere të veçanta për emërimin e udhëheqësve të këtyre institucioneve, por kryesisht bëhet fjalë për kritere administrative si shtetas, të ketë kryer arsim dhe përvojë minimale.

E njëjta vlen edhe për bordet udhëheqëse, këtu është me rëndësi se ato përmbëjnë numër më të madh të njerëzve dhe parashtrohet pyetja se cila është ekspertiza e njerëzve në bordet udhëheqës, drejtorët, posaçërisht edhe në bordet vëzhguese të institucioneve të cilët kanë rol kyç të përcaktimit të rolit dhe punës së institucioneve”, deklaroi Misha Popoviq nga OJQ Instituti për Demokraci.

Siç thonë nga Misha Popoviq, ajo që mund të bëhet është procesi i emërimit të këtyre njerëzve të jetë transparent.

“Për momentin shumë rrallë është transparent. Do të thotë ju paraqiteni në ndonjë shpallje për atë pozitë dhe më tej nuk dihet se në cilën mënyrë vendoset se kush do të jetë në bordet udhëheqëse. Hypi i parë është transparenca.

Hapi i dytë kuptohet se është tek bordet udhëheqëse dhe tek udhëheqësit ekzekutiv të institucioneve nevojitet të rriten kriteret të cilat duhet të plotësohen që ato njerëz të ulen në ato pozita. Bordet udhëheqëse për shembull kanë rol në udhëzimin e punës së institucionit, atje nuk mund të rijnë njerëz që nuk e dinë natyrën e punës së institucionit”, shton më tej ai.

Nga Instituti për Demokraci thonë se qëllimi i kësaj që e punojnë është të ofrojnë instrumente për ata që i themelojnë institucionet si Qeveria, Kuvendi dhe komunat, se si ta përmirësojnë punën e këtyre institucioneve, pasi ka institucione që u mungojnë procedura që do të mundësojnë që këto institucione të bëjnë rezistencë në korrupsion dhe klientalizëm. Kjo analizë është mbështetur nga Ambasada e Britanisë në Shkup.