Kujdesi për shëndetin tonë psikik gjithashtu është po aq i rëndësishëm si dhe kujdesi për shëndetin fizik. Klinika Universitare e Psikiatrisë aktivisht është e përfshirë në përballjen me luftën me koronavirusin. Janë hapur disa linja telefonike për mbështetje psikologjike, ndërsa në periudhën e ardhshme do të organizohen edhe shumë aktivitete dhe parandalim për shëndetin mental, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Nga Klinika informojnë se në vijim është hulumtimi ndërkombëtar për shëndetin mental të popullatës gjatë masave për kontroll të pandemisë me këtë virus. Koordinator i hulumtimit është shoqata italiane për psikiatri sociale „Societa Italiana di Psichiatria Sociale“ (ueb psichiatriasociale.org), ndërsa hulumtimi zbatohet në shumë vende evropiane. Koordinator për shtetin është pikërisht Klinika e Psikiatrisë.
Ky studim po zbatohet me qëllim të vlerësimit të ndikimit të pandemisë me Kovid-19, karantina e vendosur mbi shëndetin mental te popullata jonë dhe të zhvillohen intervenime shëndetësore. Hulumtimi është vullnetar, anonim dhe informacionet do të trajtohen si të besueshme dhe konform ligjeve ekzistuese, qëndron në kumtesë.
Linku për hulumtimin “KOVID-19 deh shëndeti mendor”:
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSd4AnzbOPFUz5oCh5c4ofXcFFKr_5wm8MMa77_x69fqH1bINA/viewform.
T’i respektojmë rekomandimet për mbrojtje nga koronavirusi dhe të kujdesemi për shëndetin tonë mental, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë. ar