Hulumtim: Rritet besueshmëria e qytetarëve në polici

Numri i qytetarëve të kënaqur nga puna e policisë dukshëm është rritur në raport me rezultatet e vitit 2017 dhe arrijnë 55 për qind. Ndërkohë, besueshmëria e plotë në polici është 53 për qind. Kjo është rritje prej shtatë për qind në raport me analizat e vitit 2017, kur besueshmëria e qytetarëve në policinë e shtetit ka qenë 46 për qind. Këto rezultate janë përfshirë nga hulumtimi i mendimit publik për punë demokratike të policisë për vitin 2019, të realizuar nga Agjencia Rejting, për nevojat e OSBE-së, të cilat sot u prezantuan në Shkup.

Marketing

Sipas këtij hulumtimi, i realizuar nga 13 deri me 30 shtator, me 2.600 të intervistuar “ballë për ballë”, në shtëpinë e të intervistuarve, si dhe me 511 policë të zgjedhur rastësisht, i cili zhvillohet çdo dy vite, thuhet se tetë nga dhjetë të intervistuarit ndihen të sigurt në fqinjësi.
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në fjalimin e tij potencoi se përgjegjësinë e institucionit e vërtetojnë përmes vendosjes së standardeve dhe procedurave për punë, të cilat janë në kuadër të sundimit të ligjit. Përderisa transparenca bëhet përmes informimit objektiv dhe në kohë të qytetarëve.

“Policia detyrat e përditshme mund t’i kryej maksimalisht suksesshëm vetëm nëse gëzon besueshmëri. Mungesa e legjitimitetit, nënkupton mungesë të besueshmërisë, rezistencë dhe mospranim të policisë. Prej këtu, për neve është me rëndësi të posaçme t’i ndjekim qëndrimet e qytetarëve për punën e policisë. Ne dëshirojmë t’i dëgjojmë dhe të përgjigjemi për atë të cilën na e tregojnë njerëzit, të punojmë vazhdimisht në zhvillimin e kapaciteteve për identifikim në kohë të problemeve dhe gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta të problemeve lokale”, tha Spasovski.
Ai theksoi se besueshmëria në polici është vendimtare në procesin e zhvillimit të shërbimit policor demokratik, e cila në qendër të veprimeve të saj i vendos mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut.

“Nëse merret parasysh se me hulumtimin përfshihet korpusi i pyetjeve të cilët kanë të bëjnë me ndjenjën e sigurisë te qytetarë, përvojat e qytetarëve me policinë kur ata vetë kanë qenë viktima të veprave penale, përvoja të qytetarëve nga kontaktet dhe komunikimi me policinë, kënaqësia nga puna e policisë dhe ndjenja nga besimi në policinë, si dhe çështje për trajtim të barabartë të qytetarëve, për barazi gjinore në polici, për korrupsionin, për njohjen e punës së policisë dhe fotografinë e përgjithshme për policinë, vlerësoj se këto krijojnë mundësi të jashtëzakonshme për analizën e imazhit dhe statutit të cilin e ka policia në shoqëri”, tha ministri Spasovski.

Ai edhe njëherë i theksoi përpjekjet për përkushtim të plotë, për nevojat e qytetarëve, e ky përcaktim i MPB-së, mbështetet në kornizën aktuale ligjore, si dhe në strukturën organizative të Ministrisë dhe përkushtimin e MPB-së, për zhvillimin e organizatës transparente dhe shërbyese, e cila në qendër e vendos njeriun, liritë dhe të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit.

Xhef Golldstaj, zëvendës shef i Misionit të OSBE-së, në Shkup, potencoi se intensivisht bashkëpunojnë dhe e mbështesin MPB-në, që të ndërtoj shërbim policor bashkëkohor, demokratik dhe profesional, i cili mund të përgjigjet ndaj kërcënime të sigurisë dhe ndaj nevojave të qytetarëve.
“Të gjithë e dimë se besueshmëria e qytetarëve në institucionet e shtetit nuk është në nivel të lartë dhe kjo nuk është pa arsye. Në Misionin e OSBE-së, në Shkup, ne mundohemi t’i mbështesim përpjekjet e Qeverisë, në drejtim të reformimit të institucioneve publike për të punuar në përmirësimin e shërbimeve më efikase për qytetarët”, theksoi Golldstajn.

Ndryshe, rezultatet e hulumtimit të vitit 2019, në krahasim me hulumtimet paraprake, posaçërisht nga viti 2017, sipas Golldstajn, mes tjerash tregojnë se ka momente pozitive, siç është përqindja më e madhe e qytetarëve që janë të kënaqur nga puna e policisë, posaçërisht tek bashkësia shqiptare.
Drejtori i Agjencisë Rejting, Nikolla Spasov, duke i prezantuar rezultatet e hulumtimit, u përqëndrua në pyetjen e qytetarëve për atë se çka është prioritet për shërbimet policore, me çka 21 për qind vlerësojnë se kjo duhet të jetë prezenca më e madhe në terren dhe trajtimi i barabartë i policisë ndaj të gjithë qytetarëve.

Pjesë e këtij hulumtimi ishte edhe pyetja nëse mendoni se në polici ekziston korrupsioni, gjegjësisht sa pajoheni me qëndrimin se në polici ekziston korrupsion. Sipas drejtorit Spasov, në vitin 2017, me këtë mendim janë pajtuar 52 për qind e qytetarëve, ndërkohë në vitin 2019, këtë mendim e ndajnë 48,4 për qind e të intervistuarve, që është rritje për gati katër për qind.

Marketing