Hulumtimii i IRL-së për spitalin modular në Tetovë, regon Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar ndaj hulumtimit të “IRL-së”, duke bërë të ditur se si institucion i lartë shëndetësor, nuk kanë paguar asnjë qindarkë për ambulantët (spitalet modulare), kjo konkretisht për modularin në Tetovë, transmeton TV21.

Marketing

Ministria e Shëndetësisë mohon plotësisht dhe hedh poshtë si të pavërteta pretendimet e përhapura në rrjetet sociale se Ministria e Shëndetësisë ka paguar para për objektet modulare të Shsh Shkup. Kjo është absolutisht e pavërtetë”, thuhet mes të tjerash në reagim.

Bëjnë të ditur se me marrjen e detyrës së tij në Ministrinë e Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti u zotua të zhbllokojë të gjitha procedurat për ndërtimin e ambulancave modulare të Shkupit. Për këtë çështje tashmë ka dërguar letër në Qeveri, por nga kjo e fundit ende pa përgjigje se nëse Ministria e Shëndetësisë do duhet t’i paguajë tre ambulantët.

“Një vit më parë, drejtuesit e mëparshëm të Ministrisë së Shëndetësisë nuk i dhanë asnjë përgjigje kompanisë që bëri objektet, në lidhje me atë procedurë, me qëllim shmangien e procedurave gjyqësore, për të cilat dëmet do të paguheshin nga buxheti, pra nga paratë e qytetarëve. Ministria e Shëndetësisë përgatiti informacion për Qeverinë nga e cila po pret përgjigje nga disa institucione nëse Ministria e Shëndetësisë duhet të paguajë tre ambulantët, nga 10 të planifikuarat, të cilat do të shmangnin pagesën e kamatëvonesës dhe dëmshpërblimit. Kjo procedurë ende nuk ka përfunduar dhe Ministria e Shëndetësisë, me vetë iniciativë, nuk ka paguar asnjë denarë të vetëm për ndërtesat modulare”. Ministria e Ministria Shëndetësisë vepron në përputhje me ligjin dhe mbi të gjitha mbron qytetarët dhe të drejtat e tyre”, thuhet më tej në reagim.