Hulumtim,kompanitë të kënaqura me efektet e “Ballkanit të hapur”

150 kompani të cilat janë të orientuar drejt eksportit, prej të cilëve 100 në industrinë përpunuese dhe 50 që punojnë në sferën e turizmin vlerësojnë se inciativa “Ballkani i hapur” do të ketë ndikim pozitiv në punën e tyre tregon hulumtimi më i fundit i “Analitika Tink Tenk”.

Marketing

Realizimi i kësaj nisme nuk është edhe aq i lehtë, kërkon përputhje në mes vendeve në sferën e planifikimit dhe krijimit të masave, sidomos tek bujqësia për të parandaluar dukuritë e mundshme negative, u tha në panel diskutim.

“Çdo iniciativë e tillë ka vlerën e vet fiskale, gjegjësisht çmim. Duhet parë konkretisht cilat janë përfitimet, cilat janë rreziqet dhe mundësitë e një nisme të tillë. Kur bëhet fjalë konkretisht për bujqësinë si degë ekonomike në RMV duhet të jemi të kujdesshëm pasi që bujqësia ka pjesëmarrje të konsiderueshme në prodhimi bruto të brendshëm prej rreth 11 % , me mbi 100 mijë të punësuar dhe një proces drastik të rënies së produktivitetit.”, – deklaroi profesori universitar, Borçe Trenoski.

90 për qind e kompanive nga industria përpunuese dhe atyre që merren me tregti me shumicë dhe pakicë, vlerësojnë se “Ballkani i hapur” do të ketë impakt në përmirësimin e punës së tyre.

“Si përfitime kryesore, ata e konsiderojnë daljen në tregje të përbashkëta, zbulimin e tregjeve të rejave, rritjen e konkurrencës dhe plasman më të mirë të produkteve të tyre. Në radhë të parë e potencojnë plasmanin e sigurt të produkteve, blerjen, subvencionimin e produkteve deficitare, që do të nxisë prodhimin vendor dhe do të ulë importin e ushqimor.”, – theksoi Tamara Mijoviq – Spasova nga “Analitika tink tank”.

Sa i përket turizmit, rreth 82 për qind e kompanive theksojnë investimin në infrastrukturën turistike dhe të trafikut si prioritet kryesor për zhvillimin e sektorit të turizmit. Analiza tregon se kompanitë nga vendi në rajon kanë shkëmbim tregtar më të madh me Serbinë, pastaj Shqipërinë dhe me Malin e Zi.