Sot në qytetin e Tuzit në Malësinë e Madhe janë ndarë pako ushqimore për 50 familje në nevoj të kësaj komune. Ky aktivitet është finansuar nga Atdhetari dhe Humanisti i njohur nga Malësia e Madhe që jeton dhe vepron në SHBA,Mark Nikollë Pjetrushi Lulgjuar dhe bashkëshortja e tij. Donacioni në vlerë prej 6 mijë euro,në prag të festave të fundvitit Krishtlindje dhe Viti i Ri ka gëzuar 50 familje në nevojë të Komunës së Tuzit,pa dallim të përkatësisë fetare. Mark Nikollë Pjetrushi Lulgjuraj asnjëher nuk i dalloi familjet që ndihmoi për nga përkatësia fetare,gjithnjë me rëndësi që të jenë familje shqiptare,dhe kjo e bën dhe më madhore veprën e tij. Humanisti Mark Nikollë Pjetrushi Lulgjuraj është i njohur në të gjitha trevat shqiptare me veprat e tij humane.Ai dhe pse jeton në SHBA asnjëher nuk haroi vendlindjen e tij. Organizatorët e këtij aktiviteti dhe familjet që kan pranuar këta pako kan falenderuar humanistin Mark Nikollë Pjetrushi Lulgjuraj,duke u shprehur se veprat e tij jan madhore dhe kan lënë gjurmë në historinë e Malësisë.
Marketing