Humb jetën ambasadori italian pas një sulmi me armë në Kongo

Ambasadori italian në Republikën Demokratike të Kongos është vrarë gjatë një sulmi me armë  në Goma.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Jashtme italiane për CNN.

Bëhet me dije se Luca Attanasio fillimisht mbeti i plagosur dhe më pas vdiq në spital së bashku me një ushtar italian.

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije gjithashtu se ambasadori Attanasio po udhëtonte me karvanin e ndihmave ushqimore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në qytetin Kanyamahoro, kur është sulmuar nga disa persona.

Me hidhërim të thellë konfirmohet vdekja, sot në Goma, e Ambasadorit të Italisë në Republikën Demokratike të Kongos, Luca Attanasio dhe të një ushtari pjesë e autoritetetve të policisë,” tha ministria italiane në një deklaratë për shtyp.

Dyshohet se personat që kanë sulmuar kanë patur për qëllim ta marrin peng karnavin dhe të vrisnin.

Marketing