Humb jetën edhe një boksier, pas ndeshjes në ring

Sporti i boksit tronditet sërish brenda pak ditësh, teksa pas rusit Maxim Dadashev, sot ka humbur jetën edhe boksieri argjentinas Hugo Santillon, i cili ishte vetëm 23 vjeç.

Marketing

Santillon u ndesh të shtunën për peshat super të lehta me ekuadorianin Eduardo Javier Abreu, por pas përfundimit të përballjes, u “shemb” në tokë dhe u dërgua menjëherë në spital.

Diagnoza e 23-vjeçarit argjentinas, ashtu si edhe e rusit Dadashev, ishte një hemorragji cerebrale, ndërsa pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, Santillon humbi jenët ditën e sotme.

Kujtojmë që ditën e martë ishte boksieri rus Maxim Dadashiev, që humbi jetën pas qëndrimit për 4 ditë në koma në një spital në Maryland të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

https://twitter.com/i/status/1152792815820316678