Humb jetën ish-futbollisti, u kafshua për vdekje nga qentë e tij

Ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike në banesën e tij, ish-futbollisti i Kombëtares së Zambias, Philemon Mulala.

Marketing

Raportohet se 60-vjeçari Mulala u kafshua për vdekje nga 3 qentë e tij në oborrin e banesës në Lichtenburg të Afrikës së Jugut.

Trupi i ish-futbollistit të njohur që luajti për disa klube gjatë karrierës së tij u gjet nga bashkëshortja, e cila ndonëse e çoi në spital, nuk mundi ta shpëtonte.

Policia ka nisur një hetim për ngjarjen, ndërkohë që tre qentë u morën nga një organizatë për kontrollin e kafshëve.