Humb jetën në aksident i riu nga Çairi

Ka humbur jetën në aksident tragjik Burim Sulejmani nga Çairi. Ndarja e tij nga jeta ka shkaktuar dhimbje te shokët dhe farefisi. Ka ngushëlluar edhe kryetari i komunës Çair, Visar Ganiu.

Marketing

“Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta ndaj familjes dhe miqve të aktivistit tonë Burim Sulejmani, i cili humbi jetën pas një aksidenti trafiku! Kontributi i tij nuk do të harrohet asnjëherë nga familja e madhe e Bashkimit Demokratik për Integrim”, ka shkruar Ganiu në Facebook.

Marketing