Zëvendësministri i Turizmit dhe Kulturës i Turqisë, Haluk Dursun ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme në provincën Van.
Dursun vizitoi provincën Beatles dhe teksa u nis drejt Van, automjeti doli nga rruga duke sjellë dhe përplasjen fatale. Zv/ministry ndërroi jetë ndërsa tre të tjerë mbetën të plagosur. 62 vjeçari ishte emëruar zëvendësministër i Kulturës dhe Turizmit në muajin korrik të vitit 2018.
Në lidhje me këtë ngjarje ka shprehur ngushëllimet e tij edhe Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan.
“Unë u trishtova thellë kur dëgjova për vdekjen e Ahmet Haluk Dursun, Nënsekretarit të Kulturës dhe Turizmit. Allahu e bekoftë për shërbimet e tij unike dhe kontributin për vendin tonë,”- shkruan Erdogan në Tëitter.