Humb jetën në SHBA 36-vjeçari shqiptar, la pas gruan dhe djalin 12-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti automobilistik në Ilinois.

Marketing

Mediat amerikane shkruajnë se viktima është 36-vjeçari Mitildit Lako, banues në Elmwood Park, i cili ishte pasagjer në furgonin tip “Ford”, i drejtuar nga një shqiptar tjetër.

Makina e tyre u përplas nga mbrapa nga një kamion tregtar.

Sipas policisë së Oregonit, Mitildit Lako, gjeti vdekjen e menjëhershme në vendngjarje, ndërsa shqiptari tjetër Stavri Plasari, u transportua drejt spitalit për shkak të dëmtimeve që kishte marrë.

Gjithashtu bëhet me dije se Lako ka lënë pas një djalë 12 vjeçar dhe gruan e tij

Marketing