Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në plazhin e Spillesë.
Një pushues i moshuar ka humbur jetën. Paraprakisht thuhet se Gjok V., rreth 70 vjeç ka humbur jetën si shkak i atakut kardiak. I moshuari nuk është ndjerë mirë, por edhe me gjithë ndihmën e dhënë nga pushuesit ai nuk ka mundur që të mbijetojë.