Profesori i njohur i gjeografisë, A.I. ka mbetur i vdekur pasi është hedhur nga kati i 8 i një ndërtese te kullat në Lagjen Veri (Komuna Butel) e Shkupit. Sipas MBB-së, bëhet fjalë për vetëvrasje.
Ngjarja ka ndodhur sot në mëngjes (26.12.2019) konfirmojnë nga policia.
Ekipet hetuese dhe policia kanë dalë në vendngjarje për të kryer hetime. I ndjeri është pensionuar para disa viteve.