Ballina Sport Humb Struga dhe Shkupi, barazon Shkëndija

Humb Struga dhe Shkupi, barazon Shkëndija

Pesë ndeshjet e fundit të xhiros së 26-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut të luajtura pasditën e sotme kanë sjellur plotë surpriza. Kampionët në fuqi Struga Trim Lum dhe Shkupi kanë pësuar humbje, ndërsa Shkëndija e Tetovës dhe Voska Sport nuk kanë shkuar më shumë se një barazim. Kampionët në fuqi u mundën nga Vardari në kryeqytet me rezultatin 1:0, teksa me shifra identike u mposht edhe Shkupi në Shtip nga Bregallnica me golin e vetëm të Gorgievit të shënuar në minutën e 7-të. Humbjet e Strugës dhe Shkupit nuk ka arritur ti shfrytëzojë Shkëndija e Tetovës, e cila në transfertën ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit nuk shkoi më shumë se një barazim 1:1. Gjithashtu edhe Voska Sport ndaj Rabotniçkit u ndal me rezutlat 1:1, përderisa takimi tjetër i luajtur në Kavdar i takoi Tikveshit që mundi Brerën me shifrat 3:1.

Marketing
Exit mobile version