Humb vajza e re nga Shkupi, nëna e saj e kërkon në facebook

Në rrjetet sociale po qarkullon një thirrje për zhdukjen e një vajze nga Shkupi.

Marketing

Sipas njoftimeve paraprake, ajo ka humbur gjurmë dje në orën 18:00. Lajmi është shpërndarë në rrjetet sociale nga nëna e saj, e cila i ka bërë thirrje autoriteteve dhe mediave për ndihmë, ku ka shkruar:

“KËRKOHET KLARA
Doli dje në orën 18:00 në lagjen Ilinden.

Ajo ka veshur pantallona të shkurtra të zeza, bluzë të zezë me mbishkrime dhe atlete të zeza-gri.
Gjatësia: 165 cm
Pesha: 56 kg
Sytë: Kafe-Jeshile
Nëse dikush e sheh, të raportojë në stacionin më të afërt”, thuhet në njoftimin e saj. /Faktor.mk

Marketing