Humbën në zgjedhje, gazetari i njohur tregon gabimin e madh që bëri Basha me aleatët

Gazetari Roland Qafoku në lidhje të drejtpërdrejtë, në emisionin “Me Xhaxhiun“ bëri një kornizim të situatës politike paszgjedhore.

Sipas tij fituesi nuk gjykohet, vetëm urohet ndaj u ndal më shumë tek opozita humbëse.

Qafoku theksoi se Lulzim Basha gaboi me aleatët të cilëve i siguroi një vend të sigurtë në listë pa kalkuluar fuqinë reale të tyre, duke përmendur këtu rastin e Vangjel Dules që ka marrë vetëm 600 vota dhe do të jetë deputet në parlamentin e ardhshëm.

Marketing

“Partia Demokratike edhe në listën e sajë, të disa aleatëve të saj, kanë marrë vota të turpshme në numër.

Ishte dhe një vajzë e re aty në Durrës që ka marrë 6 mijë vota, ndërsa Vangjel Dule, në një vend të sigurtë ka marrë 600 vota dhe është sot deputet në Parlamentin e Shqipërisë.

Këto janë gafat e Lulzim Bashës. Ka një pyetje që ngrihet: Po mirë çfarë duhet të bënte?

Nëse do ta dinim ne se çfarë do duhet të bënte do duhej të ishim ti dhe unë kryetari i Partisë Demokratike.

Kryetari i PD-së është Lulzim Basha dhe të gjitha kalkulimet dhe prognozat do rë duhej ti bënte ai“, tha Qafoku.