Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Milot-Morinë, pranë “Urës së Zogut” ku për pasojë humbi jetën një person.
Në pamjet e siguruara shihen dy makina të shkatërruara si dëshmi e aksidentit të rëndë.
Ndërkohë një 35-vjeçar i identifikuar si Fitor Ollomani që drejtonte mjetin tip “Volkswagen” humbi jetën në vend për shkak të përplasjes së fortë, teksa mbeti e plagosur pasagjerja e tij shtetasja me iniciale A.M.
Gjithashtu i plagosur është dhe drejtuesi i mjetit tip “Benz” me iniciale Z.L.