Humbi jetën në Shqipëri, mbahet ceremonia mortore e Duamenës në Gana (Foto)

Raphael Duamena humbi jetën në fushë pas një ataku kardiak në ndeshjen mes Egnatias dhe Partizanit më datë 11 nëntor.

Marketing

Pasi u kryen të gjitha procedurat në Shqipëri, trupi i pajetë i Duamenas mbërriti në Ganë, vendlindjen e tij.

Ndërsa sot, u mbajt ceremonia mortore ku ish-futbollisti u përcoll për në banesën e fundit.

Duamena ishte një nga lojtarët e huaj më të spikatur që ka luajtur ndonjëherë në futbollin shqiptar, por problemet në zemër rezultuan fatale për 28-vjeçarin që humbi jetën në terrenin e gjelbër.

Kujtojmë se futbollisti u nda nga jeta një javë më parë si pasojë e një arresti kardiak.

Marketing