Humbi zgjedhjet, ish-kryeministrja e Finlandës ndahet nga bashkëshorti

Më pak se një muaj pasi Sanna Marin dha dorëheqjen nga udhëheqja e socialdemokratëve, ish-kryeministrja e Finlandës njoftoi se po ndahej nga bashkëshorti i saj Markus Räikkönen pas 19 vitesh së bashku.

Marketing

Marin dhe burri i saj, të dy 37 vjeç, kanë një vajzë pesëvjeçare, Emma Amalia Marin, dhe u martuan tre vjet më parë në gusht 2020.

Çifti në lidhje që në moshën 18-vjeçare, njoftoi sot se kanë bërë kërkesë për divorc.

“Jemi mirënjohës për 19 vitet që kaluam së bashku dhe për vajzën tonë të dashur”, ka shkruar Marin në një postim në Instagram. “Ne jemi ende miqtë më të mirë, pranë njëri-tjetrit dhe prindërve tanë të dashur. Ne ende do të kalojmë kohë me njëri-tjetrin. Shpresojmë se do ta respektoni privatësinë tonë. Nuk do të bëjmë komente të tjera”, shkruan ajo.