“Humbje masive e kafshëve të egra” për shkak të konsumit njerëzor

“Shpërthimi i konsumit njerëzor” ka shkaktuar humbje masive të kafshëve të egra në botë, tha Fondi Botëror për Natyrën.
Në raportin e publikuar të martën, organizata ndërkombëtare me seli në Zvicër tha se 60% e kurrizorëve – gjitarë, peshq, zogj dhe zvarranikë – janë zhdukur nga viti 1970 deri në vitin 2014.

Marketing

“Toka po humbet biodiversitetin në një nivel që shihet vetëm gjatë zhdukjeve masive”, thuhet në raport.
Ai u bën thirrje politikë-bërësve që të vendosin objektiva të reja për zhvillim të qëndrueshëm.

Raportit i Fondit Botëror për Natyrën, që publikohet çdo dy vjet, synon të vlerësojë gjendjen e kafshëve të egra të botës.

Botimi i vitit 2018 thotë se vetëm një e katërta e sipërfaqes së tokës në botë tani është e lirë nga ndikimi i aktivitetit njerëzor.

Kjo është duke u nxitur nga rritja gjithnjë e më e madhe e prodhimit të ushqimit dhe rritja e kërkesës për energji, tokë dhe ujë, thuhet në raport.

Marketing