Zyra e kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiu, u mbush me atmosferë të veçantë dhe emocione pozitive gjatë një vizite të veçantë nga mjeshtri i humorit shqiptar, Sevdai Radogoshi – i njohur gjerësisht si Qumili.
Në takim morën pjesë edhe nënkryetarja e komunës, Sermine Purini, aktori Visar Etemi dhe studentet nga Gjakova, Blendina Katona dhe Rrona Dujaka, përfaqësuese të Institutit të Modës “Izet Curi”. Gjatë këtij takimi u ndanë çaste të paharrueshme, plot të qeshura, reflektim dhe motivim.
Kryetari Ganiu theksoi rëndësinë e artit dhe humorit në forcimin e lidhjeve mes njerëzve dhe në ruajtjen e optimizmit, veçanërisht në kohë të vështira. Ai e vlerësoi Qumilin si një figurë të dashur dhe si një pasuri kulturore të çmuar për gjithë shqiptarët.
“Ky nuk ishte thjesht një takim, por një rikujtim i fuqishëm për rolin që luajnë arti dhe fjala e mençur në jetën tonë të përditshme,” u shpreh Ganiu.
Takimi në komunën e Çairit ishte një dëshmi se humori i mirë dhe arti autentik kanë fuqinë për të frymëzuar, për të bashkuar dhe për të dhuruar gëzim në çdo cep të shoqërisë.
https://www.facebook.com/share/16H4TYf3LT/