Hungaria hyn në kredi 1 miliard euro te Kina, ndërkohë i jep 500 milionë euro kredi Maqedonisë së Veriut

Hungaria ka marrë hua një miliard euro nga Kina.

Marketing

Kjo është kredia më e madhe që Budapesti ka marrë ndonjëherë, nga tre banka kineze, sipas faqes së internetit të agjencisë së kreditit të qeverisë hungareze.

Huaja, e cila u dha nga Banka Kineze për Zhvillim, Banka e Eksport-Importit të Kinës dhe dega hungareze e Bankës së Kinës, u tërhoq plotësisht më 19 prill dhe duhet të shlyhet brenda tre viteve, raportoi Politico.

Kjo u raportua fillimisht nga botimi hungarez i biznesit Portfolio, dhe më pas u konfirmua nga një agjenci qeveritare.

Huamarrja e konsiderueshme ka ndodhur në një kohë kur Budapesti po thellon lidhjet me Pekinin, vlerëson portali i Brukselit.

Kompanitë kineze, si prodhuesi i makinave elektrike BID ose gjigandi i teknologjisë Huawei, kanë investuar deri më tani një total prej rreth 16 miliardë eurosh në vend, tha Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjártó.

Marrëveshja e huasë mundëson financimin e investimeve, ndër të tjera, në sektorin e infrastrukturës dhe energjisë, tha agjencia qeveritare për botimin Portfolio.

Transaksioni mban raportin e borxhit publik ndaj GDP-së brenda kufirit të sipërm prej 28.9 për qind, shtoi agjencia qeveritare.

Ndërkohë, është Hungaria që i ofroi një kredi 500 milionë euro Maqedonisë së Veriut.

Kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Hungarisë, Hristijan Mickoski dhe Viktor Orban në fillim të këtij muaji ranë dakord në Uashington për një bashkëpunim të veçantë ekonomik, sipas të cilit qeveria hungareze do t’i japë qeverisë maqedonase një hua prej 500 milionë eurosh me kamatë 3.25 për qind, për një periudhë 15-vjeçare.