Duke filluar nga sot, kanë hyrë në fuqi vendimet e Komitetit Teknik të Ekspertëve që ka hequr të gjitha masat anti-Covid në Shqipëri.
Kështu, është hequr detyrimi për të paraqitur në të gjitha pikat kufitare dokument vaksinimi, dokument të testimit negative apo certifikatë shërimi virusi Sars Cov2.
Që do të thotë se të gjithë personat që hyjnë në Shqipëri nga çdo pikë kufitare nuk duhet që të paraqesin dokument kundër Covid-19.
Po kështu, është vendosur edhe heqja e detyrimit për të mbajtur maskë si dhe është lejuar hapja e lokaleve të natës dhe mbajtja e muzikës pas orës 23:00.