Hyrja në Gjermani me masa të reja anti-Covid, ja vendimi për shtetasit e RMV-së

Gjermania ka përditësuar listën e vendeve, që përbëjnë rrezik të lartë nga varianti i ri i koronavirusit.

Marketing

Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut përjashtohen, që do të thotë se udhëtarët që shkojnë në Gjermani nga këto vende nuk kanë detyrim karantine.

Vetëm personat e pavaksinuar, që udhëtojnë me avion, duhet të kenë një test negativ, antigjen apo PCR.

Ndërsa të vaksinuarit dhe të shëruarit në gjashtë muajt e fundit nuk kanë nevojë për teste dhe karantinim

Marketing