Elseid Hysajt i skadon kontrata në 30 qershor dhe më pas të gjitha të drejtat për një lëvizje të mundshme i kalojnë vetë klubit napoletan.
Ditët e fundit ishte përfolur për një transferim të tij në Londër ku kishte shfaqur interes të hapur ekipi i Chelseat.
Por a do të shkojë vërtet shkodrani te Chelsea?! Jo edhe nëse Sarri merr drejtimin e ekipit anglez, Hysaj do të qëndroj nën urdhërat e Karlo Ancelotit.
“Është e mundur që Sarri të kërkojë disa futbollistë të Napolit nëse merr drejtimin e Chelseat. Hysaj? Do të qëndrojë te Napoli! Ajo e kalimit te Çelsi është një hipotezë që vështirë se mund të merret në konsideratë”, ishin fjalët e menaxherit.