Hyseni: Gjykata kushtetuese, garantuese e funksionimit shtetëror

Flamur Hyseni

Marketing

Gjykata Kushtetuese me vendimin për masen e përkohshme ju ka imponuar partive politike që mos me harruar funksionimin demokratik të shtetit dhe sundimin e ligjit.

Pra, partitë politike nuk mund të bëjnë çfare të duan.

Kjo është e mira e demokracisë, që pushteti në demokraci është i kufizuar dhe ndalet dikund.

Duke marë për bazë se, Kushtetuta është e kjartë për këtë situate pas ngritjes së mocionit të mosbesimit dhe si rezultat mosbesimi i Kuvendit ndaj Qeverisë ishte i suksesshem, dhe si rrjedhojë do të duhej të zbatohej neni 82.2 i Kushtetutës, pra shpërndarja e Kuvendit.
Arsyeja, sepse praktika e zbatimit të Kushtetutës deri më tani ka qenë e tillë dhe jo vetëm një herë, por dy herë, pra, më 2010 dhe 2017 ishte situata e njëjtë dhe pas mocionit të suksesshëm të mosbesimit ndaj Qeverisë ka ndodhë shpërndarja e Kuvendit dhe është caktuar data e zgjedhjeve të parakohshme.
Pra, Kuvendi ka vepruar sipas Kushtetutës. Besojë se Gjykata Kushtetuese do t’i ketë për bazë këto dy fakte – praktikat kushtetuese të veprimit të Kuvendit për situata të njëjta, të 2010 dhe 2017. Zakonisht Gjykata Kushtetuese i referohet praktikave.
Aspekti profesional e kërkon ruajtjen e praktikës, sepse kjo paraqet edhe siguri.

Mendojë se, Gjykata Kushtetuese mund t’i referohet Aktgjykimit të saj të 2014, rastin nr. KO103/14, lidhur me sqarimet për zgjedhjen e Qeverisë.
Kjo e dëshmon që është e kjartë si në Kushtetutë ashtu edhe në aktgjykimin e saj të 2014, sa i përket zgjedhjes së Qeverisë.
Edhe pse kësaj here kjo as që ka të bëjë me formim të Qeverisë, por ja që ka pas një dekret për këtë, Gjykata Kushtetuese e ka rastin me rifuqizu praktikën e saj dhe praktikën e zbatimit të dispozitave kushtetuese nga Kuvendi si deri më tani.

Pa e paragjykuar se, cili do të jetë verdikti i Gjykatës Kushtetuese, ky verdikt duhet të respektohet siç është respektuar secili verdikt deri më tani.

Në rast se, dekreti shpallet jo kushtetues, që personalisht besojë se do të shpallet sepse, nuk ka bazë kushtetuese, sipas Kushtetutës aktuale, atëhere Qeveria vazhdon si Qeveri në dorëheqje deri në zgjedhjen e Qeverisë së re, sipas rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme që do të shpallen nga Presidenti pas shpërndarjes së Kuvendit, sipas nenit 82.2 të Kushtetutës.

Tentimi i krijimit të shumicave parlamentare, në logjikën se, “kush me kend të mundet ta krijojë shumicën parlamentre”, është logjikë që e bënë të parëndësishëm rezultatin zgjedhor dhe ekzistimin e fituesit apo fituesit relativ.
Atëhere, sipas kësaj logjike për partitë politike e rëndësishme do të ishte vetëm kalimi i pragut zgjedhor dhe pastaj “kush me kend të mundet me kriju shumicën parlamentare” prej 51 %, ai e ka të drejtën.
Kjo logjikë nuk është e normuar sipas Kushtetutës.

Por, sipas Kushtetutës e drejta për ta krijur shumicën parlamentare me dikend i takon të parit apo të parit relativ sipas rezultatit zgjedhor.

Prishtinë, më 1 Maj 2020!

(Autori është profesor universitar i së drejtës në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës)

Marketing