Hysni Shaqiri nxori librin: Golgota e shqiptarëve të Maqedonisë në vorbullën e ngjarjeve 1981-2021

Shtëpia botuese “Logos-A” nxori nga shtypi librin e ish-deputetit me katër mandate dhe ish-përfaqësuesit të lartë të UÇK-së Hysni Shaqiri, me titull: “Golgota e shqiptarëve të Maqedonisë në vorbullën e ngjarjeve 1981-2021”.

Marketing

Në këtë vepër monografike, autori Hysni Shaqiri, paraqet proceset historike që i karakterizuan shqiptarët e Maqedonisë, duke filluar nga viti 1981 e deri në periudhën më të re.

Libri u dedikohet të gjithë atyre që shfaqin interes dhe kurreshtje për zhvillimet politike dhe shoqërore, të kësaj periudhe kohore.