I afërmi i tyre humbi jetën, 40 persona shkatërrojnë spitalin dhe kërcënojnë mjekët në Itali 

Momente tmerri kanë përjetuar mjekët dhe pacientët e një spitali në Pescara të Italisë, ku 40 persona, burra dhe gra, shkaktuan trazira. 

Ata mësynë në departamentin e Onkologjisë duke thyer gjithçka, pas vdekje së një të afërmi të tyre. Familjarët pasi morën vesh për vdekjen e të afërmit të tyre kanë vendosur të shkaktojnë trazira. 

Marketing

Viktima ishte një 60-vjeçar që vuante nga një sëmundje e rëndë. 

Drejtori i spitalit ka dënuar veprimin e familjarëve të vitkimës, teksa është dashur ndërhyrja e policisë për të neutralizuar situatën. 

“Dënoj fuqishëm aktin e urryer të dhunës të ushtruar nga një grup prej rreth dyzet personash në dëm të punonjësve të kujdesit shëndetësor, pacientëve dhe aseteve të departamentit të Onkologjisë të spitalit Pescara”, tha drejtori i përgjithshëm i spitalit të Pescara-s Vero Michitelli.